Shmangia e produkteve me bazë gruri për një muaj mund të sjellë disa ndryshime në organizëm. Disa persona vërejnë rënie në peshë dhe më pak fryrje, si dhe përmirësim të tretjes.
Në ditët e para mund të shfaqen lodhje ose dhimbje koke, derisa trupi të përshtatet me ndryshimin e dietës. Më pas, disa raportojnë më shumë energji dhe gjumë më të mirë.
Ndikimi ndryshon nga personi në person, varësisht nga mënyra e ushqyerjes dhe ndjeshmëria ndaj grurit.




