Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “Fajdeja”, ndërsa një tjetër i dyshuar për të njëjtën vepër ndodhet në arrati.
Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës, duke përfituar shuma të konsiderueshme përmes kamatave dhe presionit për kthimin e borxhit.
Rasti lidhet me një marrëveshje huazimi prej 50 mijë eurosh të lidhur në vitin 2021, ndërsa dyshohet se viktima ka kthyer rreth 150 mijë euro pa përfshirë borxhin fillestar.
Prokuroria po heton edhe një person tjetër për “Manipulim me prova”, ndërsa ka theksuar se do të vazhdojë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.




