Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar vendlindjen e tij, Klinën e Epërme, duke e cilësuar atë si vendin ku nisi rrugëtimin dhe ku mësoi vlerat që e udhëheqin edhe sot.
Ai theksoi se synimi është ndërtimi i një Kosove që ofron më shumë mundësi për të rinjtë, siguri për familjet dhe dinjitet për çdo qytetar.
Sipas Hamzës, lidhja me vendlindjen dhe njerëzit mbetet një burim i rëndësishëm motivimi për angazhimin e tij publik.




