Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni u ka bërë thirrje qytetarëve të regjistruar për votim që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor në Lubjanë.
Përmes një njoftimi, ambasada ka rikujtuar se qendra e votimit mbetet e hapur deri në orën 19:00, duke ftuar ata që ende nuk kanë votuar të paraqiten në vendvotim.
Qytetarët mund të votojnë me letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi të vlefshme të Republikës së Kosovës.
Autoritetet diplomatike kanë inkurajuar pjesëmarrjen në votime deri në përfundimin e afatit të paraparë./EO/




