Kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me projektin e gazit amerikan, duke thënë se ai po mbështetet nga të gjitha subjektet politike gjatë kësaj fushate zgjedhore, ndonëse vite më parë ishte kundërshtuar ashpër.
Hoti kujtoi se Marrëveshja e Uashingtonit, nga e cila sipas tij buron ky projekt strategjik, ishte cilësuar nga kundërshtarët si “tradhti kombëtare”, ndërsa aleanca e Kosovës me SHBA-në ishte vlerësuar si aleancë interesi.
Sipas tij, pas gjashtë vitesh dhe pas shpenzimeve të mëdha për importin e energjisë elektrike, që kapin vlerën e afër 1 miliard eurove, qëndrimet ndaj këtij projekti kanë ndryshuar.
Hoti shtoi se qytetarët duhet të japin vlerësimin e tyre politik ndaj atyre që, sipas tij, kanë kundërshtuar këtë projekt dhe marrëveshjen në fjalë.




