Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka ushtruar të drejtën e votës në kuadër të procesit zgjedhor.
Gjini ka votuar në Gjakovë, në shkollën “Fehmi Agani”, ku ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje.
“Sot është një ditë e mirë, mot i mirë. I ftoj qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë, ta marrin Kosovën në duart e veta… ata duhet ta thonë fjalën e vet sot. Urime këto zgjedhje, shpresoj që të sjellin ditë më të mira për Kosovën”, tha Gjini.




