Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” në Mitrovicë Veri.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026 në një kafiteri brenda Stacionit të Autobusëve, ku viktimës i është marrë portofoli dhe një kuvertë me 7,500 euro dhe më pas i dyshuari është larguar.
Pas hetimeve, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin në banesën e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar 6,300 euro.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet më tej.




