Një aksident trafiku ka ndodhur pak pas mesnatës në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë.
Bunjaku së fundmi ishte pjesë e klubit AF Elbasani, ndërsa më herët ka luajtur edhe për përfaqësuesen e Kosovës U-21./EO/




