Mëngjesi konsiderohet si koha më e rëndësishme për shëndetin dhe energjinë gjatë ditës, por shumë njerëz shpesh bien në zakone që mund të ndikojnë negativisht në peshë dhe mirëqenie.
Shkencëtarja e nutricionit dhe ushtrimeve fizike, Kathleen Alleaume, ka paralajmëruar për disa shprehi të mëngjesit që duhet shmangur, pasi mund të kontribuojnë në shtim në peshë dhe mungesë energjie.
Shmangia e mëngjesit
Sipas Alleaume, mosngrënia e mëngjesit mund të çojë në konsum më të madh të ushqimeve të pashëndetshme gjatë ditës.
Konsumimi i tepërt i kafesë dhe pak ujë
Ajo paralajmëron se mbidoza e kafeinës në mëngjes, e shoqëruar me mungesë të ujit, mund të ketë efekte negative në metabolizëm dhe në menaxhimin e peshës. Një gotë ujë në mëngjes konsiderohet e domosdoshme për hidratim dhe funksionim të trupit.
Përdorimi i telefonit menjëherë pas zgjimit
Kontrollimi i rrjeteve sociale sapo zgjoheni mund të ndikojë në motivim dhe vetëbesim, duke krijuar krahasime me të tjerët. Ekspertët këshillojnë shmangien e telefonit në orët e para të mëngjesit për një fillim më të qetë të ditës.




