Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka vizituar dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë vizitës, ai u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ku u njoftua nga afër me punën që po bëhet për monitorimin dhe mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve.
Qalaj vlerësoi angazhimin e stafit të dhomës operative dhe e falënderoi për punën në sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor.
Në këtë dhomë operative po qëndron edhe një zyrtar i Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), i cili po monitoron rastet eventuale penale që mund të lidhen me procesin zgjedhor gjatë ditës.




