Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Sasa Hoda, ka ushtruar të drejtën e saj të votës në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Ajo ka ndarë në rrjete sociale një fotografi ku shihet pas votimit, duke shënuar momentin me mbishkrimin “Dita e zgjedhjeve”.
Në pamjen e publikuar, Sasa është shfaqur në formë të shkëlqyer, e kuruar dhe me një stil elegant që ka tërhequr vëmendje të ndjekësve të saj.
Postimi i saj është komentuar gjerësisht, duke u parë si një mesazh për rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor dhe ushtrimin e së drejtës së votës.




