Procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës po zhvillohet normalisht dhe pa probleme serioze, ka deklaruar Festim Kabashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sipas tij, deri në orët e paradites dalja e qytetarëve ka qenë rreth 15.10 për qind, duke treguar interesim për procesin demokratik. Kabashi tha se vëzhguesit e LDK-së janë të pranishëm në të gjitha qendrat e votimit dhe nuk janë raportuar parregullsi të theksuara.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime dhe të ruajnë qetësinë deri në përfundim të procesit, duke theksuar rëndësinë e çdo vote në vendimmarrje.
Kabashi gjithashtu komentoi një denoncim publik për presion gjatë procesit zgjedhor, duke kërkuar kujdes nga të gjitha palët dhe duke thënë se institucionet po merren me rastin./EO/




