Ndërsa në Kosovë po zhvillohet procesi i votimit këtë të diel, një numër qytetarësh kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar.
Sipas të dhënave të Policisë Kufitare dhe Migracionit, rreth 9 mijë shtetas nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinit gjatë orëve të para të fundjavës. Fluksi është i vazhdueshëm, ndonëse më i ulët krahasuar me fundjavat e zakonshme të sezonit veror.
Raportimet tregojnë se kjo rënie lidhet pjesërisht me zgjedhjet në Kosovë, të cilat kanë ndikuar që një pjesë e qytetarëve të qëndrojnë në vend për të marrë pjesë në votim./EO/




