Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Gjatë vizitës në një qendër votimi në Zubin Potok, ai vlerësoi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe angazhimin e stafit në terren.
Hargreaves tha se Kosova ka nevojë sa më parë për Kuvendin, Qeverinë dhe Presidentin, duke theksuar se stabiliteti institucional është në interes të vendit.
Ai shtoi se u takon partive politike të gjejnë marrëveshje për krijimin e institucioneve dhe shprehu shpresën që vendi të mos ketë nevojë për zgjedhje të reja brenda këtij viti.




