Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka votuar sot i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj.
Ai ka ndarë një video në Facebook nga qendra e votimit, duke u bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.
“Sot ju e keni në dorë shtetin, vota juaj është e shenjtë dhe fuqia më e madhe si qytetarë të këtij vendi”, ka shkruar Haradinaj.




