Kandidati për kryeministër nga Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka votuar sot në shkollën “Iliria” në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Besa Shahini.
Ai tha se deri në mesditë vërehet pjesëmarrje relativisht e kënaqshme e qytetarëve, duke theksuar se sa më e madhe të jetë dalja në votime, aq më e fortë është garancia për demokracinë dhe zhvillimin e vendit.
Molliqaj u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës deri në mbylljen e vendvotimeve, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së gjerë në procesin zgjedhor si faktor për ecjen përpara të vendit./Sinjali/




