Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë ndaj liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Krasniqi ka thënë se qytetarët e Malishevës dëshmuan edhe një herë besnikërinë dhe respektin e tyre ndaj Limajt, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe lidershipin e tij ndër vite.
“Ky rezultat është dëshmi se nuk fitojnë akronimet, por fitojnë njerëzit që qëndrojnë pranë qytetarëve, mbajnë fjalën dhe punojnë për të mirën e vendit. Faleminderit Malishevë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Krasniqi.




