Demokracia në Veprim (DnV) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.7% të votave.
Sipas DnV-së, Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.5%, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.7% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.1%.
DnV bëri të ditur se pjesëmarrja në zgjedhje deri në mbylljen e vendvotimeve ishte 37%, më e ulët krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare.
Organizata vlerësoi se procesi zgjedhor u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe demokratike, ndërsa u bëri thirrje partive politike të presin rezultatet zyrtare dhe të shmangin festimet e parakohshme.





