Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të publikojë sonte në orën 22:00 rezultatet e përmbledhura preliminare për subjektet politike nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një postimi në Facebook.
“Ju njoftoj se sonte (e diel, 7 qershor 2026, ora 22:00) KQZ do të publikojë rezultatet e përmbledhura preliminare për subjektet politike të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Elezi.
Ndërkohë, KQZ po vazhdon të përditësojë në kohë reale të dhënat e procesit të numërimit të votave në faqen e saj zyrtare.




