Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura sot në Kosovë.
Në konferencën për media, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se pas numërimit të 96.84% të kutive të votimit, rezultatet janë si më poshtë:
Lëvizja Vetëvendosje – 43.06%
Partia Demokratike e Kosovës – 21.24%
Lidhja Demokratike e Kosovës – 17.70%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7.07%
Radoniqi njoftoi se nga nesër do të nisë procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, ku në disa komuna procesi do të fillojë nga ora 09:00, ndërsa në disa të tjera nga ora 16:00. Rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të të gjitha fazave të numërimit dhe verifikimit të votave.




