Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Gjakovë.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 21:30 është raportuar një incident në rrugën “Ali Ibra”, ku përleshja dyshohet se fillimisht ka nisur pas një zënke mes fëmijëve, e më pas ka eskaluar mes të rriturve.
Si pasojë e incidentit, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, të shkaktuara dyshohet nga një mjet i mprehtë./SINJALI/
Në mesin e të lënduarve figuron edhe personi i dyshuar për rastin, ndërsa policia ka bërë të ditur se njësitet relevante janë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit për zbardhjen e plotë të rrethanave.




