Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë sot procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit në Kosovë.
Para fillimit të numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike bazuar në formularët e plotësuar në vendvotime.
KQZ ka njoftuar se në orën 16:30 do të mbajë konferencë për media në QKN “1 Tetori” në Prishtinë, ku do të prezantohen detaje rreth procesit të verifikimit dhe numërimit të votave.
Procesi i numërimit të votave për subjektet politike është përmbyllur mbrëmjen e së dielës, ndërsa materialet zgjedhore tashmë janë dorëzuar në qendrat komunale të numërimit./EO/




