Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, një litër naftë do të shitet deri në 1.54 euro, benzina deri në 1.41 euro, ndërsa gazi deri në 0.68 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.




