Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 46 aksidente trafiku, prej të cilave dy me fatalitet, 23 me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 941 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion, ndërsa janë arrestuar 22 persona. 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente.




