Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është raportuar një rast vrasjeje në këtë qytet më 7 qershor 2026.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Kosovës.
I dyshuari me inicialet I.S. është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë. Prokuroria dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.




