Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e të gjitha kutive të votimit në nivel vendi për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026.
Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë partia e parë me 299,152 vota, ose 42.91% të votave të vlefshme.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 147,220 vota (21.12%), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 122,575 vota (17.58%).
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,917 vota ose 7.16%, duke u renditur e katërta.
Sa i përket partive të tjera, Lista Serbe ka marrë 6.18% të votave, ndërsa Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) 0.77%.
Sipas KQZ-së, në zgjedhje kanë votuar 726,071 qytetarë, që përbën 37.05% të trupit elektoral, ndërsa janë numëruar të gjitha 2,498 kutitë e votimit.




