Mungesa e ekspozimit në rrezet e diellit gjatë muajve të ftohtë mund të ketë pasoja të ndryshme për shëndetin fizik dhe mendor, paralajmërojnë ekspertët.
Sipas studimeve, shumë njerëz gjatë dimrit marrin shumë pak rreze dielli, gjë që ndikon në nivelin e vitaminës D në organizëm.
Mungesa e kësaj vitamine lidhet me probleme si dobësimi i eshtrave, rritja e rrezikut për disa sëmundje, depresioni, lodhja dhe vështirësitë kognitive. Gjithashtu, ulja e nivelit të serotoninës mund të ndikojë në gjendjen emocionale dhe të rrisë rrezikun për depresion.
Ekspertët theksojnë se vitamina D mund të merret edhe përmes ushqimeve si peshku, vezët dhe vaji i peshkut, ndërsa burimi kryesor mbetet ekspozimi i drejtpërdrejtë në rrezet e diellit.




