Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se zgjedhjet në Kosovë hapin mundësinë për tejkalimin e bllokadës politike disavjeçare.
Në një postim në platformën “X”, ajo ka thënë se procesi zgjedhor demokratik dhe gjithëpërfshirës krijon hapësirë për një fazë të re politike në vend.
Kallas u ka bërë thirrje liderëve politikë që të angazhohen në mënyrë konstruktive për formimin e shpejtë të qeverisë, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional.
Ajo gjithashtu ka nënvizuar se përparimi në dialogun Kosovë–Serbi dhe normalizimi i marrëdhënieve mbeten kyçe për rrugën evropiane të Kosovës.




