Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në zgjedhjet e 7 qershorit dhe pa përfshirë votat me kusht, postë dhe ato nga përfaqësitë diplomatike, është bërë edhe ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje me 42.91% të votave do të ketë 48 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës me 21.12% do të përfaqësohet me 24 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.58% do të ketë 20 deputetë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.16% të votave siguron 8 ulëse në Kuvend.
Po ashtu, 10 vende janë të rezervuara për komunitetin serb dhe 10 të tjera për komunitetet joserbe./EO/




