Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se pjesëmarrja e ulët në votime është një sinjal i qartë i pakënaqësisë së qytetarëve me situatën politike në vend.
Sipas tij, zhgënjimi i qytetarëve lidhet me paqartësitë dhe bllokadat politike që kanë shoqëruar vendin në periudhën e fundit. Terras vlerëson se forcat politike duhet të tregojnë gatishmëri për bashkëpunim në mënyrë që të rikthehet stabiliteti institucional dhe besimi i qytetarëve.
Ai theksoi se vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet partive mund të avancohen reformat dhe të vazhdojë rruga e Kosovës drejt integrimit evropian.




