Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se partia e tij nuk ka vija të kuqe për bashkëpunim me subjektet e tjera politike pas zgjedhjeve.
Ai theksoi se çdo diskutim për koalicion duhet të zhvillohet seriozisht dhe duke marrë parasysh qëndrimet dhe kërkesat e PDK-së. Haliti u shpreh se Kosovës i nevojitet një qeveri e qëndrueshme me mandat të plotë.
Duke komentuar rezultatin zgjedhor, ai tha se PDK kishte pritur më shumë vota, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje e lidhi me zgjedhjet e shpeshta dhe faktorë të tjerë që ndikuan në daljen e qytetarëve në votime.




