Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke vlerësuar se rënia e pjesëmarrjes dhe e mbështetjes për shumicën e partive politike tregon pakënaqësi në rritje të qytetarëve.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se askush nuk mund të pretendojë fitore të plotë kur të gjitha subjektet politike kanë humbur mbështetje, duke e cilësuar këtë si një mesazh të qartë nga elektorati.
Sipas tij, qytetarët po kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe rezultate konkrete, ndërsa besimi politik duhet fituar vazhdimisht përmes punës dhe jo premtimeve./EO/




