Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit për besimin e dhënë në zgjedhjet e fundit, duke vlerësuar angazhimin e tyre gjatë gjithë procesit zgjedhor.
Ajo theksoi se gjatë takimeve me qytetarët ka dëgjuar kërkesat dhe pritjet për një Kosovë më të zhvilluar, më të bashkuar dhe me institucione funksionale.
Osmani ritheksoi se emri i saj nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve, duke shtuar se angazhimi i saj do të fokusohet në tejkalimin e krizës politike dhe ndërtimin e institucioneve që mbrojnë shtetin, demokracinë dhe partneritetet ndërkombëtare.
Sipas saj, angazhimi për Kosovën vazhdon me të njëjtin përkushtim edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor.




