Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku u informua për procesin e numërimit të votave.
Ai vlerësoi punën e stafit dhe kërkoi që procesi të përfundojë me transparencë dhe shpejtësi. Hargreaves tha se pjesëmarrja në zgjedhje duket e ulët, por ende nuk ka vlerësim përfundimtar, pasi votat e diasporës dhe të tjera ende nuk janë numëruar.
Ai u bëri thirrje partive politike të bashkëpunojnë për formimin e Kuvendit, Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit./EO/




