Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve dhe Albin Kurtin për rezultatin e arritur nga partia e tij.
Ai ka theksuar se votuesit kanë shprehur vullnetin e tyre dhe tani përgjegjësia i takon të zgjedhurve.
OSBE ka bërë thirrje për formim të shpejtë të institucioneve dhe zgjedhjen e Presidentit përmes dialogut dhe kompromisit politik.




