Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani, në një intervistë për CNN International ka folur për zgjedhjet e 7 qershorit dhe nevojën për bashkëpunim politik në Kosovë.
Ajo tha se qytetarët kanë kërkuar kompromis mes partive për formimin e institucioneve dhe theksoi se Kosova duhet të mbetet model i bashkëpunimit politik.
Osmani u shpreh se LDK është e gatshme për dialog me partitë e tjera, duke përjashtuar Listën Serbe.




