Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën zyrtare në Austri, ku është pritur nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.
Gjatë takimit, dy liderët biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për avancimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe mbështetjes austriake për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Në kuadër të qëndrimit në Austri, Kurti pritet të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku do të trajtohen tema që lidhen me bashkëpunimin ekonomik rajonal, investimet dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor./EO/




