Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Arijanit Elshani, ka përfunduar me sukses kursin për udhëheqjen e oficerëve të Policisë Ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për rezultatet e larta akademike dhe performancën e treguar gjatë trajnimit, ai u nderua me çmimet “Honor Graduate” dhe “Iron Man”, të cilat u jepen kursantëve më të dalluar.
Suksesi i Elshanit vlerësohet si dëshmi e profesionalizmit dhe përgatitjes së lartë të personelit të FSK-së në institucionet ushtarake ndërkombëtare.




