Sipas rezultateve nga 694 prej 2,498 vendvotimeve të procesuara (27.78%), në listën e LDK-së më e votuara është Vjosa Osmani Sadriu me 20,194 vota.
Pas saj renditet Lumir Abdixhiku me 18,281 vota, ndërsa Doarsa Kica-Xhelili ka marrë 14,441 vota. Në vendin e katërt është Hykmete Bajrami me 11,246 vota.




