Policia e Kosovës ka ndaluar në Mitrovicën e Veriut një automjet që ishte raportuar si i vjedhur në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, pas informatës së pranuar më 9 qershor 2026, njësitë në terren kanë reaguar shpejt dhe kanë ndaluar veturën, ndërsa drejtuesi i saj, A. H. (2006), është shoqëruar në stacion policor.
Rasti është transferuar në Fushë Kosovë për hetime të mëtejshme.




