Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një rezervuari të ri dhe modernizimin e stacionit të pompimit në njësinë e Malishevës, në vlerë prej 315 mijë eurosh.
Projekti parasheh rritjen e kapacitetit të rezervuarit nga 720 m³ në 1,720 m³, si dhe vendosjen e tre pompave të reja në fshatin Banjë, gjë që pritet të përmirësojë furnizimin me ujë për Malishevën dhe fshatrat përreth.
Sipas autoriteteve, investimi do të stabilizojë furnizimin me ujë dhe do të ulë konsumin e energjisë elektrike në sistemin e pompimit.




