Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, ka paralajmëruar se bllokada politike në Kosovë mund të dëmtojë kredibilitetin e vendit dhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë.
Në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë, ai tha se sistemi kushtetues i Kosovës është ndërtuar për bashkëpunim politik dhe jo për dominim nga një parti e vetme.
Hargreaves përgëzoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe vlerësoi punën e KQZ-së, por shprehu shqetësim për uljen e pjesëmarrjes dhe krizën politike.
Ai theksoi se zvarritja e formimit të institucioneve rrezikon stabilitetin dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës, duke u bërë pengesë edhe për mbështetjen e aleatëve.
Sipas tij, partitë politike duhet të arrijnë sa më shpejt marrëveshje për krijimin e Kuvendit, Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit./EO/




