Gjatë stinës së verës, përveç temperaturave të larta dhe pushimeve, rriten edhe rreziqet për shëndetin e njeriut, paralajmërojnë ekspertët.
Ndër problemet më të shpeshta janë ekspozimi i tepruar në diell, dehidratimi, pickimi i insekteve dhe helmimi nga ushqimi.
Ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve UV mund të shkaktojë djegie të lëkurës, plakje të parakohshme dhe probleme serioze shëndetësore, ndaj rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës dhe shmangia e orëve me diell të fortë.
Dehidratimi është veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët, të moshuarit dhe sportistët, prandaj këshillohet konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe lëngjeve.
Gjithashtu, gjatë verës rritet rreziku nga pickimet e insekteve, si dhe helmimi nga ushqimi për shkak të temperaturave të larta dhe ruajtjes jo të duhur të produkteve ushqimore.




