Reperja e njohur shqiptare Tayna ishte e ftuar në “Top Albania Radio”, ku foli për projektin e saj më të ri muzikor.
Ajo u ndal te albumi “Genesis”, i publikuar së fundmi, duke treguar se si lindi ideja për titullin dhe konceptin e tij. Tayna përmendi edhe këngët e saj të preferuara nga albumi, “Nostalgjia” dhe “Vajza e dimrit”.
E pyetur për jetën private dhe planet për martesë e familje, ajo u shpreh se për momentin është e fokusuar në karrierë dhe nuk e mendon këtë fazë të jetës.




