Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri tani janë numëruar 66.89% e vendvotimeve në gjithë Kosovën, apo 1,671 nga 2,498 gjithsej.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë garën.
Në listën e kandidatëve më të votuar, Albin Kurti prin me 158,212 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 124,227 vota, Albena Haxhiu me 71,842 vota dhe Hekuran Murati me 62,721 vota.




