Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka lënë në fuqi gjobën prej 5,100 eurosh të shqiptuar nga PZAP për shkelje të rregullave zgjedhore.
Rasti lidhet me pjesëmarrjen e një fëmije në një aktivitet të fushatës zgjedhore gjatë një tubimi në Vushtrri më 31 maj 2026, ku një e mitur kishte dalë në skenë dhe kishte recituar.
Supremja ka vlerësuar se përgjegjësia bie mbi organizatorin e aktivitetit dhe se ndalohet angazhimi i personave nën moshën 15 vjeç në fushatë, duke konfirmuar kështu vendimin e PZAP-së.




