Sulmuesi brazilian Neymar ka deklaruar se ndihet “si fëmijë” në prag të pjesëmarrjes së tij të katërt në Kupën e Botës, edhe pse mbetet e pasigurt nëse do të jetë plotësisht i gatshëm për shkak të një dëmtimi në pulpën e djathtë.
Në një dokumentar brazilian, “Vai, Brasil”, ai tha se kjo Kupë Bote ka një ndjesi të veçantë për të, duke qenë edhe e fundit në karrierë.
“Jam këtu si një fëmijë, si një 18-vjeçar që shkon në Botërorin e tij të parë”, u shpreh Neymar.
34-vjeçari është në fazë rikuperimi dhe ende nuk është stërvitur me ekipin kombëtar, ndërsa mungesa e tij në ndeshjen e parë ndaj Marokut konsiderohet e sigurt.




