Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për ditën e enjte.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është 1.53 euro për litër, i benzinës 1.40 euro për litër, ndërsa i gazit 0.68 euro për litër.
Krahasuar me ditën e djeshme, nafta është liruar për 1 cent. Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.




