Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e koordinimit institucional dhe shkëmbimit të informacionit.
Marrëveshja synon mbështetjen e stabilitetit financiar, luftimin e ekonomisë joformale dhe rritjen e efikasitetit në administrimin tatimor dhe mbikëqyrjen financiare.
Sipas dy institucioneve, bashkëpunimi i ri do të ndihmojë në identifikimin më të shpejtë të rreziqeve fiskale dhe forcimin e integritetit të sistemit ekonomik në Kosovë.




