Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ka nisur Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut me moton “Dhuro gjak, dhuro jetë”.
Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe nevojën për sigurimin e rezervave të mjaftueshme për pacientët që kanë nevojë për transfuzion.
Në ditën e parë të aktivitetit, dhjetëra zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhuruan gjak, duke dhënë shembull konkret të solidaritetit dhe humanizmit.
Institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj nisme, duke theksuar se një dhurim i vetëm mund të shpëtojë disa jetë.




